Arbëri

Kurti falënderon ambasadorin Hovenier për rolin në marrëveshjen e arritur në Bruksel

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur falënderim ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, për rolin që ka luajtur në marrëveshjen e djeshme me Serbinë në Bruksel për çështjen e targave.

Përmes një shkrimi në Twitter të enjten, Kurti paralajmëroi se tani është hapur rruga për të zhvilluar bisedime për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në propozimin e BE-së.