Arbëri

Uji i pijshëm ende i turbullt shkaku i vërshimeve

Foto ilustrim
 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në mostrat e mbledhura të martën në të gjithë vendin, uji i sistemeve të goditura nga shirat dhe përmbytjet ka ende vlerë të shtuar të turbullirës në ujin e pijshëm.

Sipas njoftimit, nga mostrat laboratorike mikrobiologjike të përpunuara deri më tani, disa nga ato rezultojnë me baktere koliforme dhe si të tilla nuk janë brenda standardeve të parapara.