Arbëri

KOMF: Çdo fëmijë në Kosovë duhet të gëzojë një jetë të dinjitetshme

 

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, në ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës i ka bërë thirrje institucioneve të ndërhyjnë me veprime konkrete për të garantuar mbrojtje dhe mirëqenie për të gjithë fëmijët.

Fëmijët viktima të abuzimit seksual, fëmijët me aftësi të kufizuar, fëmijët e përfshirë në punë të rënda dhe fëmijët viktima të abuzimit me substanca narkotike, kanë nevojë për mbrojtje dhe mbështetje të menjëhershme nga institucionet, thuhet në reagimin e KOMF.