Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar për rënien e raketave ruse në territorin polak të martën.
Gërvalla i ka kërkuar Bashkimit Evropian të veprojë më me vendosmëri për ta ndaluar presidentin rus Vladimir Putin përpara se ai dhe përfaqësuesit e tij të sjellin luftë në të gjithë kontinentin.
“Ne vajtojmë humbjen e jetëve të pafajshme polake që janë vrarë nga raketat ruse. Mendimet tona janë me familjet, Kosova qëndron me Poloninë kundër regjimit të Putinit”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.