Arbëri

Lajçak takohet me Bislimin: Duhet urgjentisht një zgjidhje për targa

Miroslav Lajcak - Besnik Bislimi
 

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është urgjente të gjendet një zgjidhje mes Kosovës e Serbisë për çështjen e targave.

Lajçak në postim në Twitter ka njoftuar për bisedimet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Ai ka thënë se është e papranueshme një përshkallëzim në terren.