Në deklarimin e tij pas mbledhjes së Kryesisë, shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur edhe për deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, për rritje ekonomike.
Tahiri ka thënë se qytetarët viteve të fundit kanë parë rritje enorme të çmimeve.
“Rritja e çmimeve iu pamundëson qytetarëve që me të ardhurat mujore të furnizohen me ushqime. Do të donim që të ishte e vërtetë ajo që ka deklaruar Kurti, që të kishte rritje ekonomike të tillë që do të afektonte mirëqenien e qytetarëve. Por nuk e kemi parë rritjen ekonomike, por rritjen e çmimeve”, ka thënë Tahiri.
Artikuj të ngjashëm
-
Tahiri: Rritja e paralajmëruar e pagave, s’i mbulon dështimet e Qeverisë
-
Tahiri: KEK-u s’e shtrenjtoi prodhimin, Kurti të shpjegojë ngritjen e tarifave
-
Tahiri: VV-ja dëshiron ta legjitimojë rritjen e çmimit të rrymës
-
Tahiri: S’u ftuam zyrtarisht nga Kurti, të mos flasim për mesazhe me kërkesa për pazare
-
AAK: Ekonomia, buzë kolapsit, mos guxoni ta shtrenjtoni energjinë elektrike