Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, deklaroi se gjatë javës së ardhshme do të zhvillojë vizita zyrtare në Bruksel dhe në Washington.
Ai shkroi në Facebook të dielën se situata aktuale në Kosovë dhe sfidat përpara, do të jenë temat e diskutimit në këto dy shtete.
“Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë. Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne”, shkroi kreu i PDK-së.
Ditë më parë, Krasniqi tha se është i gatshëm ta udhëheqë Kosovën, nëse kryeministri Albin Kurti tërhiqet. Sipas tij, Kurti nuk duhet të dorëzohet përpara sfidave.