Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur bashkë me bashkëshorten e tij, në një darkë solemne në Pallatin Elysee të premten.
Kurti ka bërë të ditur në Facebook të shtunën, se kishte kënaqësinë që u prit në darkë nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
“Pas diskutimeve në Forumin e Paqes në Paris, mbrëmë patëm nderin dhe kënaqësinë të jemi në darkën solemne në Pallatin Élysée. Bashkë me gruan time Ritën, u pritëm nga Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron”, ka shkruar Kurti.
Në këtë darkë e pranishme ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.
Osmani e Kurti po qëndrojnë në Paris në kuadër të Forumit të Paqes që po mbahet atje.
{gallery}