Arbëri

Osmani pritet në darkë nga Macroni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, janë pritur të premten në mbrëmje për darkë në Pallatin Elysee.

Osmani ka bërë të ditur në Facebook, se ata janë pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron.

“Sonte bashkë me Prindonin, kishim kënaqësinë të pritemi në darkën e organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron në Pallatin Élysée”, ka shkruar Osmani.

Osmani po qëndron në Paris në kuadër të Samitit të Paqes që po mbahet atje.

{gallery}