Arbëri

Abdixhiku: Qeveria s’ka plan për 17% të territorit që është në gjendje të rendë politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka as një plan për të përmbushur vakumin institucional, që sipas tij, është krijuar në veri.

Abdixhiku në kuadër të ciklit "LDK ju dëgjon", ka diskutuar me qytetarë e struktura të Degës II të LDK-së, në Prishtinë.

“Ne tash e një javë jemi në një gjendje të rëndë politike në 17% të territorit të vendit, ku ka vakum institucional, juridik të rendit kushtetues të Kosovës dhe nuk ka as edhe një plan të vetëm të Qeverisë së Kosovës për të përmbushur këtë vakum”, ka theksuar Abdixhiku.

Sipas njoftimit të LDK-së në këtë diskutim qytetarët shprehën shqetësimet e tyre për papërballueshmërinë e krizës ekonomike e sociale në vend.