Arbëri

KQZ-ja sot shqyrton zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe

Mbledhja e KQZ-se, kryesuesi Kreshnik Radoniqi, anetari i VV-se, Sami Kurteshi, anetari i PDK-se ne KQZ, Arianit Elshani
 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje sot ku do të diskutohet lidhur me shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit të presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, për të zëvendësuar deputetët e dorëhequr të Listës Serbe.

Në mesin e pikave është edhe njoftimi lidhur me dorëheqjet e zyrtarëve të lartë komunalë të zgjedhjeve në komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.