Arbëri

Kusari-Lila për lirimin nga akuza për rastin e “Hidrocentraleve”: Ka qenë barrë 7-vjeçare

Ndërkohë, Gjykata Themelore e Prishtinës të martën liroi nga akuza katër ish-ministra të ish-Qeverisë Thaçi 2, ndër të cilët edhe Kusari-Lilaj, që akuzoheshin për korrupsion në rastin e njohur si “Afera e hidrocentraleve”.

Kusari-Lila ka thënë se ndihet e liruar me përfundimin e këtij procesi. Ajo ka shtuar se procesi është stërzgjatur dhe është përdorur mediatikisht.

“Prej fillimit ka qenë proces me jo vetëm pasaktësi, ka pasur eko të madhe në opinion, jam ekspozuar dhe e kam parë funksionimin apo mosfunksionimin e procesit të Prokurorisë Speciale. Në ekspertiza, 5 vjet kemi qenë nën hetime pa asnjë fakt të vetëm të keqpërdorimit. Përveç që ka pasur keqcinime të ligjeve, ka keqcitime të neneve”.

“Ndihem e liruar, ndihem që ka qenë padrejtësi dhe barrë 7-vjeçare. Për 7 vjet kam qenë aktive në skenën politike vazhdimisht, gjatë këtyre, 5 vite isha kryetare e Komunës në Gjakovë. Qoftë në beteja politike apo fushata zgjedhore sa është përdorur ky proces kundër meje”.