Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tensionet në veri, KFOR-i thotë se po e monitoron situatën në terren

KFOR

Misioni i KFOR-it është duke monitoruar situatën që është krijuar në veri të Kosovës pas vendimit të përfaqësuesve serbë që t’i bojkotojnë institucionet e Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, KFOR-i ka thënë se është në kontakt të ngushtë me të gjitha autoritetet dhe se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e kësaj force.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Trupat e KFOR-it po monitorojnë situatën në terren dhe vazhdojnë të zbatojnë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Sipas kësaj trupe paqeruajtëse të NATO-s, është thelbësore që palët të vazhdojnë dialogun “për hir të sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në rajon”.

Me dorëheqjen e përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës, është tensionuar situata në veri të vendit.

Dorëheqjen e kanë dorëzuar edhe kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.