Arbëri

Dorëhiqen 10 prokurorë serbë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës

Këshilli Prokurorial i Kosovës njoftoi se 10 prokurorë të komunitetit serb kanë dhënë dorëheqje në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Në njoftimin e IPK-së të hënën thuhet se dorëheqje ka dhënë edhe stafi administrativ serb.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, lidhur me situatën e krijuar pritet të mbajë takim, ku do të njoftojë me kohë për veprimet që do të merren”, thuhet në njoftim.

Nga institucionet e Kosovës janë dorëhequr qindra zyrtarë policorë, ndërsa dorëheqje kanë dhënë edhe nga Qeveria dhe komunat.

Mediumi serb "Kossev", raportoi se dorëheqjet i kanë dorëzuar edhe gjyqtarët, ndërsa gjyqtarët shqiptarë do t'i marrin përsipër lëndët urgjente.