Arbëri

KP: Zhveshja e policëve për show, nuk iu nënshtruan procedurave të dorëheqjes

 

Dymbëdhjetë eprorë serbë që punojnë në Policinë e Kosovës kanë zhveshur uniformat e tyre në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur të shtunën në Zveçan, pasi përfaqësuesit serbë vendosën të tërhiqen nga të gjitha institucionet e Kosovës. Megjithatë, siç shkruan KosovaPress, përkundër spektaklit, dorëheqjen ende nuk e kanë bërë zyrtarisht.

Sipas burimeve të KP-së, ende nuk iu kanë nënshtruar procedurave të dorëheqjes, përfshirë dorëzimit të të gjitha mjeteve që bartin.