Suspendohet drejtori i Policisë në veri

Suspendohet drejtori i Policisë në veri
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka marr vendim për suspendimin e Drejtorit Rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq.
Këtë e ka konfirmuara Policia e Kosovës. “Me datë 03.11.2022, u.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me rekomandim të IPK-së ka suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtorin rajonal të Mitrovicës Veri, për mosrealizim të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Suspendimi i tij thuhet se është mbështetur në autorizimet ligjore, Udhëzimin administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës dhe rekomandimin e IPK-së.
“Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sveçla: S’do të lejojmë asnjë veprim që cenon misionin e Policisë së Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, derisa ka folur për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq, ka thënë se refuzimi I zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës është mbi të gjitha cenim I rëndë I sigurisë dhe stabilitetit të vendit.
“Në kuptim të këtyre veprimeve të përsëritshme, pas kërkesës së Inspektoratit Policor të Kosovës dhe inicimin e hetimeve penale, është suspenduar Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicën e veriut, Nenad Gjuriq”, ka thënë Sveçla,
Ai ka shtuar se të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës duhet të kenë të njëjtin mision: sundimin e ligjit dhe krijimin e ambientit të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Nuk do të lejojmë asnjë veprim që cenon këtë mision dhe bashkë me Policinë e Kosovës do të vazhdojmë zbatimin e tij”, ka thënë ai.
IPK-ja rekomandon suspendimin e drejtorit policor në veri që nuk zbatoi vendimin e Qeverisë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e Drejtorit Rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq.
Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicës së Veriut dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Krahas hetimit penal, inspektorati ka thënë se do të shikohet edhe përgjegjësia administrative.
“Andaj, duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së është rekomanduar suspendimi i të njëjtit. Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”.
Nenad Gjuriq, drejtor i policisë për rajonin e veriut, ka thënë të mërkurën se policia në atë pjesë të Kosovës nuk do ta zbatojë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletave qortuese sepse ai vendim është “politik dhe drejtuar kundër komunitetit serb”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Spahiu: SHBA-ja do të nxiste luftë në Kosovë për ta nënshtruar Serbinë

Kurti e pranoi se ka Asociacion, zëdhënësi i tij thotë se kryeministri s’tha diçka të re

Hoti: A paska Asociacion?

Kurti e pranon se në Planin evropian ka Asociacion

Bajrami: Nëse formohet Asociacioni, Gjykatës Kushtetuese duhet t’i jepen kompetenca shtesë

Halimi: Dy vjet qeveri propaganduese, shpresa e qytetarëve është ikja

KDI: Legjislacioni nuk parasheh ndarje specifike të buxhetit për gratë në subjekte politike

QKUK-ja do ta funksionalizojë shërbimin për IVF, në kohën e ballafaqimit me mungesë barnash

Demi: Mosvendimet e Kurtit po iu kushtojnë qytetarëve

Sëmundja që dikur trajtohej në QKUK, tani referohet jashtë

Pikat e grumbulluara në Kuvend lënë disa borde të institucioneve jofunksionale
