Arbëri

Çitaku e Balje dënojnë sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

Infermieret sulmojne te moshuaren ne shtepine e pleqve "Orenda"

Për sulmin fizik ndaj të moshuarës në Pejë, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. Ajo ka kërkuar që infermieret të ndiqen penalisht.

“Nuk pata forcë ta shikojë deri në fund videon në të cilën disa infermiere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë. Emrat e tyre duhet të publikohen. T’u merret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht. Kriminele”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit, Duda Balje. Ajo ka thënë se ajo që ka ndodhur është e papranueshme.

“... kush ta ka dhënë të drejtën të bësh këto gjera, duhet të kesh turp për veten, dhe si të kanë edukuar prindërit. Ajo grua e moshuar nesër mund të jetë nëna jote. Kjo që bëtë është e papranueshme dhe do të duhet të mbani përgjegjësi. Turp të kesh. Tani të shohim reagimin e shtetit dhe të gjithë neve”, ka shkruar Balje.

E deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, po ashtu ka komentuar rastin.

“E tmerrshme, çnjerëzore, shtazarake dhuna e vajzave të reja ndaj një gruaje të moshuar, një plake, nënë, gjyshe, motër, hallë e jona. Kemi rënë në humnerë. Shpresoj të kemi mundësi të nxjerrim veten nga aty. E tmerrshme, çnjerëzore, shtazarake dhuna e vajzave të reja ndaj një gruaje të moshuar, një plake, nënë, gjyshe, motër, hallë e jona. Kemi rënë në humnerë. Shpresoj të kemi mundësi të nxjerrim veten nga aty”, ka shkruar Mustafa në Facebook.