Arbëri

Ambasadori i SHBA-së përgëzon Kosovën për përmirësimin në sundimin e ligjit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka përgëzuar Kosovën për renditjen në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit nga World Justice Project.

Ai ka përmendur se është viti i dytë me radhë që Kosova përmirëson renditjen në këtë indeks vjetor.

“Përgëzime Kosovës që u rendit në mesin e vendeve që më së shumti janë përmirësuar në Indeksin e Sundimit të Ligjit në Projektin Botëror të Drejtësisë 2022. Ky është viti i dytë me radhë që Kosova përmirëson renditjen e përgjithshme”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

 

Në Indeksin vjetor të Sundimit të Ligjit “World Justice Project”, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet pas Hondurasit sa i përket përmirësimeve në këtë aspekt, duke u radhitur si shteti i dytë në botë për përmirësim në fushën e sundimit të ligjit për vitin 2022.