Arbëri

Publikohet kalkulatori që tregon sa është subvencionuar rryma

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Qeveria e Kosovës ka publikuar të mërkurën një vegëz në të cilën ka thënë se qytetarët mund të shohin se sa është subvencionuar fatura e tyre e energjisë, qëkur shteti ka nisur ta subvencionojë rrymën.

Sipas vendimit në fillim të vitit, Qeveria qe zotuar për subvencionim të pjesshëm të faturave, pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të tarifave.