Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, deklaroi në DESKU-n e KTV-së se në Kosovë nuk mund të ketë ekonomi të lirë, kur ajo është e koncentruar në 2-3 furnitorë.
Ai tha të enjten se lëvizjet e mëdha në çmimet e produkteve bazike, bënë që të merret iniciativa për vendosjen e çmimeve tavan për këto produkte.
“Fillet e ligjit datojnë prej 30 marsit kur është parë kulmi i spekulimit të tregut. Pastaj këto procedurat e konsultimeve, nevoja për t’i konsultuar po e kanë rrugëtimin e vet. Ka qenë më ngadalë, por legjislacioni është ndërmarrë, në kulmin e çmimeve. Kemi parë se vaji i importuar me 1.21 euro, e është shitur me 3.45 euro, deri në 4 euro”, deklaroi Muja.
Ai shtoi se është abuzuar me çmimet e produkteve dhe se çmimet kanë pasur dallime të mëdha nga importimi deri te shitja.