Arbëri

VV-ja me video të re: Ata që e lanë sektorin e energjisë në terr të na kursejnë prej zhurmës

Foto: Driton Paçarada\KOHA
 

Lëvizja Vetëvendosje ka dal me një video të re, ku ka akuzuar pushtetet e kaluara për problemet në sektorin e energjisë në Kosovë, ndërsa ka treguar edhe për hapat që ka marrë Qeveria për t’iu përgjigjur krizës energjetike.

“Ata që e lanë sektorin e energjisë në terr është mirë që përveç energjisë të na kursejnë edhe prej zhurmës. Qeverisja e re ani pse e ka gjetur vendin ashtu siç e kanë lënë në gjendje të mjerueshme, do të jetë në ballë të detyrës për t'ju përgjigjur secilës krizë me të cilën nuk po përballemi vetëm ne por e gjithë Evropa”, thuhet në përshkrimin e Vetëvendosjes në Facebook, ku është postuar edhe video.