Arbëri

Këshilli i Prindërve: Pa pagesë të mësimdhënësve s’ka kuptim kalendari i ri shkollor

 

Këshilli i Prindërve të Kosovës sërish ka reaguar për mospagesën e mësimdhënësve.

Punonjësit e arsimit ende nuk kanë marrë pagat e shtatorit. Ministri i Financave, Hekuran Murati, kishte lënë të kuptohet se nuk do të ketë pagesë të mësimdhënësve, ndonëse janë paguar punonjësit e administratës që po ashtu kishin qenë në grevën e përgjithshme të BSPK-së.