Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se poshtërsia e kryeministrit Albin Kurti nuk paska kufi.
Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë në Facebook derisa e ka kritikuar atë për mosekzekutimin e pagave të shtatorit për mësimdhënësit.
“Kosova prej sot ka hyrë në një rrugë të dhimbshme. Vendimet arbitrare të Albin Kurtit, siç është mosrealizimi i pagave për mësimdhënës, janë antikombëtare e antinjerëzore. Po dëshmohet se poshtërsia e tij nuk paska kufij!”, ka thënë Haradinaj.
Mësimdhënësve nuk u janë ekzekutuar pagat e shtatorit për shkak të grevës së përgjitshme të sektorit publik, e cila ka nisur më 25 shtator dhe është pezulluar më 1 tetor.
Qeveria po thirret në nenin 18 të Ligjit për Greva duke thënë se ata që nuk kanë punuar nuk do të paguhen.