Arbëri

Jasharaj për videon e VV-së: Krenari të jem krah çlirimtarëve

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nuk e sheh ofenduese videon të cilën e publikoi Lëvizja Vetëvendosje një ditë më parë ku renditi ish-partitë që kanë qeverisur dhe sindikatat, përfshirë Jasharajn, si shkatërrues të shtetit.

Jasharaj në Interaktiv të KTV-së ka thënë të martën se e ka për nder të jetë në një video bashkë me ish-luftëtarë të Kosovës. Ka deklaruar se kërcënime e shantazhe i janë bërë nga njerëz të afërt me Qeverinë atij dhe sindikatës, por se nuk janë prekur asnjëherë.