Arbëri

Veliu: Kurti po ua tregon “muskujt” mësimdhënësve, i la pa bukën e gojës

 

Zyrtari dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, deklaroi se kryeministri Kurti dhe kabineti i tij, po ua tregojnë “muskujt” mësimdhënësve, duke thënë se Qeveria i ndëshkoi dhe “i la pa bukën e gojës 20 mijë familje”.

Veliu shkroi në Facebook të martën se “qeveria e shpresës” po e tregon fytyrën e vërtetë, duke u shprehur se pagat e mësimdhënësve do të jenë peng i bankave.