Kreu i AKR-së, Begjet Pacolli, i ka reaguar njeriut më të pasur në botë Elon Musk, i cili kishte krahasuar territoret ukrainase Donbas e Krimea, që janë pushtuar nga Rusia, me Kosovën.
Musk kishte thënë se në këto territore duhet ndjekur një qasje të ngjashme me Kosovën. Ai kishte propozuar të bëhet një referendum i mbikëqyrur nga Kombet e Bashkuara, ndërsa kishte lënë të sugjerohet se edhe në Kosovë ka ndodhur një referendum i tillë.
“Lexo para se të postosh! Më e mira që mund të bësh të ndërtosh edhe një anije kozmike për lidershipin e Rusisë dhe Serbisë, pasi me trashëgimitë e tyre gjenocidale dhe të luftërave janë bërë të pashëndetshëm për tokën. Nëse nuk mund ta bëni këtë, atëherë më mirë qëndroni jashtë!” – ka shkruar Pacolli në Twitter.
Read before tweet!
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) October 3, 2022
The best you can do to the world is have another spaceship for the leadership of Russia and Serbia because with their genocidal & war legacies have become unhealthy for the earth.
If you can’t do that, then better stay out! https://t.co/rCKimD3t4I