Arbëri

Këshilli i Prindërve: Shkollat në Prishtinë po na njoftojnë për hapje më 3 tetor

nxenes

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë të premten se dhjetëra shkolla në komunën e Prishtinës janë duke i njoftuar për fillimin e mësimit më 3 tetor.

“Lajm pozitiv që tashmë dhjetëra shkolla të Komunës së Prishtinës po i njoftojnë prindërit për fillimin e mësimit më 3 tetor”, ka shkruar këshilli në Facebook.

Ky këshill ka kërcënuar të enjten dhe të premten se do të bëjnë çregjistrim masiv të nxënësve nëse mësimi nuk fillon të hënën.

Ndërkohë, Këshilli Grevist i SBASHK-ut do të mblidhet të premten në ora 18:00 për të vendosur për vazhdimin apo pezullimin e grevës.

Vendimi i Këshillit Grevist pritet të bëhet publik të shtunën, ka thënë për KOHËN, kryetari i tij, Rashit Kushaj.