Arbëri

Këshilli i Prindërve kërcënon me çregjistrim të nxënësve nëse s'ndalet greva

Foto: KOHA
 

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në tërë Kosovën, do të kërkojë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi arsimor do të kolapsojë.

Ky këshill përmes një postimi në Facebook të enjten mbrëma ka thënë se është e lehtë të prishësh gjithçka, por është e padrejtë greva në arsim.