Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka quajtur mashtrim deklaratën e ministrit aktual të Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili në seancën e Kuvendit të enjten u shpreh se nuk është hapur asnjë konkurs për specializime të anesteziologëve që nga viti 2016.
Zemaj ka publikuar një listë në Facebook ku pretendon se në vitin 2020, 45 mjekë të rinj kanë marrë specializim për anesteziologji.
“ ‘Ministri i Ministrit të ri të Shëndetësisë Kurti’, po të tregoj se në vitin 2020 kanë marrë specializim për anesteziologë, 44 mjekë të rinj, ku shkollimin e kanë filluar 40 nga ta”, ka shkruar ai në Facebook.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës theksoi se mashtrimi dhe demagogjia, duke iu referuar Qeverisë, nuk janë zgjidhje.
“Paaftësia qeverisëse po na kushton të gjithëve pa përjashtim”, ka shkruar tutje Zemaj.