Arbëri

​Berisha akuza ndaj Ramës: Mbron “Putinin e vogël” dhe i thotë botës se nuk bie dakord me Albin Kurtin

 

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha ka akuzuar kryeministri e Shqipërisë Edi Ramën se po mbron “Putinin e vogël të rajonit”, Alekasandar Vuçiq, derisa ka shtuar se në mënyrë antishqiptare dhe çnjerëzore, u thotë shqiptarëve dhe botës se nuk bie dakord me Albin Kurtin për qëndrimin ndaj të shkuarës.

Berisha në një konferencë për media, tha se prapa mbrojtjes që i bën Rama aksit Moskë-Beograd, qëndron shkelmimi që ai u bën interesave kombëtare të shqiptarëve.