Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka prezantuar të shtunën instalacionin simbolik “Fëmijët në Shkolla”.
Aktiviteti i cili po zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, për të simbolizuar të drejtën e fëmijës në arsim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë aktivitet janë prezantuar edhe të dhëna dhe fakte rreth dëmeve që ndërprerja e mësimit shkakton tek fëmijët.
Greva e përgjithshme në sektorin publik, përfshirë edhe arsimin, ka nisur më 25 gusht. Më shumë se 300 mijë nxënës në tërë Kosovën kanë mbetur në shtëpi si pasojë e vendimit të mësimdhënësve për të mos e mbajtur procesin mësimor pa plotësimin e kushteve të tyre nga Qeveria. Një prej kushteve është 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit për Paga.