Shqipëria ka regjistruar 51 raste të reja pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit.
Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga 641 testime të kryera, ndërsa bëhet e ditur se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se 75 persona janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 326.319.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka rënë në 807.
Nga pacientët e prekur aktualisht, gjashtë prej tyre janë duke u trajtuar në spitalin COVID-3 në Tiranë.
Që nga fillimi i pandemisë, 3.589 persona kanë humbur betejën me koronavirusin në Shqipëri.