Arbëri

Paralajmërohen reduktime të rrymës gjatë dimrit, Qeveria pret kursime nga qytetarët

FOTO: Driton Paçarada/KOHA
 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar se gjatë stinës së dimrit mund të ketë reduktime të rrymës për shkak të shumë faktorëve, dhe ajo pret që qytetarët të kursejnë sa më shumë në mënyrë që të minimizohet nevoja për reduktime.

Në një konferencë për shtyp të martën nga Termocentrali Kosova A, Rizvanolli ka thënë se kriza e energjisë elektrike në Evropë është shumë më e rëndë sesa vitin e kaluar, e shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.