Arbëri

Dy të vdekur nga COVID-19 të hënën në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar dy raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë kryer 166 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë me koronavirus.

Në të gjithë vendin janë 865 raste aktive me COVID-19, ndërkohë që aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë.

Në 24 orët e fundit 90 qytetarë janë shëruar.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 330.455 raste pozitive, prej tyre 326.001 janë shëruar, 865 raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 3.589 pacientë.