Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, t’i lënë inatet personale dhe të fillojë procesi mësimor. Sipas Berishës, qëndrimet e të dyve po i dëmtojnë komunitetet, derisa iu bëri thirrje që të mos bëhen “armiq të këtij vendi”.
“Mendoni edhe për ata fëmijë që edhe në proces të rregullt janë mbrapa e lërë më tani me këtë vonesë të pakuptimtë. Me këto qëndrime, ju dyfish jeni duke e dëmtuar komunitetin egjiptian edhe komunitetet e tjera me gjendje të ngjashme”, njoftoi ish-deputeti i Kuvendit.
Ai ka publikuar edhe fotografi të fëmijëve të tij, duke shkruar se “do të duhej të ishin në banka shkollore ndërsa dita e tyre kalon në monotoni dhe në ‘pizhame’”.
“Kthjelluni dhe veproni e mos u bëni armiq të këtij vendi”, shtoi Berisha,