Arbëri

Protestohet në Mitrovicë për vdekjen e Betina Ymerit, nëna: Çdo rast dhune të hetohet deri në fund

 

Familjarë, miq, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe qytetarë të tjerë, kanë protestuar të premten para Gjykatës Themelore në Mitrovicë për shkak të rastit të 19-vjeçares, Betina Ymeri, e cila më 8 shtator dyshohet se i dha fund jetës pas kërcënimeve nga fejuari i saj.

Protestuesit ju bën thirrje institucioneve përkatëse që rastin ta trajtojnë me prioritet dhe profesionalizëm, në mënyrë që ngjarja të zbardhet sa më shpejtë dhe fajtori të marrë dënimin e merituar.