Arbëri

Berisha: Basha më tha se financimet ruse ishin fonde nga diaspora, i besova

 

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, deklaroi se Lulzim Basha i ka thënë se lobimi për këtë forcë politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2017, u bë me paratë e mbledhura sipas rregullave të diasporës, duke mohuar se kishte marrë financime ruse.

Në një deklaratë për mediat nga selia e partisë, Berisha u shpreh se e ka besuar fillimisht variantin e Bashës, por më pas është informuar se ai mbahej peng për këtë çështje.