Arbëri

Deputetët e AAK-së në përkrahje të kërkesave të pensionistëve

Descriptive Text

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë seancën e parë të sesionit vjeshtor. Deputeti nga radhët e AAK-së Pal Lekaj, së bashku me shefin e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahirin, kanë kërkuar dinjitet për pensionistët.

Sipas Lekajt, pensionistët kanë kërkesa lehtë të realizueshme nga ana e Qeverisë, të cilat janë: të eliminohet obligimi që pensionistët të lajmërohen çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë dhe që Qeveria t'iu ndajë subvencione çdo muaj, deri në rritjen e shumës së pensioneve.

“Në nisje të sesionit vjeshtor në Kuvendin e Kosovës, bashkë me kolegun deputet, Besnik Tahiri, në përkrahje të pensionistëve, në aksionin simbolik "Dinjitet për pensionistët". Kërkesat e tyre janë modeste dhe të realizueshme, të eliminohet obligimi që pensionistët të lajmërohen çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë dhe që Qeveria t'i ndajë subvencione çdo muaj, deri në rritjen e shumës së pensioneve. Rritja enorme e çmimeve ka vështirësuar mirëqenien e çdo kategorie të shoqërisë në vend, andaj këto kërkesa do të mbështeten parezervë nga grupi parlamentar i AAK-së. Realizimi i tyre duhet të bëhet sa më parë”, ka shkruar Lekaj në Facebook.