1 perditesime
Arbëri

Pensionistët kërkojnë t’u përfillen kërkesat, shpresojnë të mos kenë nevojë për radikalizim

Pensionistët kërkojnë t’u përfillen kërkesat, shpresojnë të mos kenë nevojë për radikalizim
Foto: Alban Bujari / KOHA
10:09

Pensionistët kërkojnë t’u përfillen kërkesat, shpresojnë të mos kenë nevojë për radikalizim

Kryetari i Lidhjes së Pensionsitëve të Kosovës, Njazi Gashi, për emisionin “SOT” në KTV, ka thënë se shpreson që deputetët e Kosovës dhe Qeveria t’i përfillin kërkesat e tyre, e të mos kenë nevojë për radikalizim.

Gashi ka thënë se është poshtëruese dhe johumane që pensionistët të detyrohen çdo 6 muaj të paraqiten për të treguar se janë gjallë dhe të subvencionohen në këtë kohë inflacioniu. Ata thonë se kërkojnë momentalisht vetëm respektimin e Ligjit për skema pensionale, që thotë se pensionet do të rriten konform inflacionit.

“T’u përkujtojmë çdo 6 muaj pensionistëve se sa afër është vdekjes, është me të vërtetë johumane dhe joetike. Kërkesa jonë është të hiqet ky obligim i paraqitjes. Pastaj kërkesa është të subvencionohemi deri në Ligj për pagat. Kërkesa jonë ka qenë e mbetet të respektohet Ligji për skema pensionale. Kemi dërguar kërkesat që të ndryshohet Ligji, por deri në ndryshim duam të respektohet. Në nenin 14 thonë skemat pensionale do të rriten konform inflacionit që ndodh”, ka thënë Gashi. “Jemi tepër të diskriminuar, kemi pritur tepër. Kemi dërguar kërkesa ministrit Hekuran Murati, por nuk na është përgjigjur, s’na ka pranuar në takim. Është tepër sarkastike që nuk ka gjetur as 5 minuta kohë me u taku me përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionerëve”.

Gashi ka thënë se po protestojnë në mënyrë paqësore e u kanë dërguar lule deputetëve.

“Në Evropë njerëzit merren vesh me shkresa, ne kemi dërguar por nuk kemi mundur të merremi vesh. Përgjegjësia që jemi këtu vjen mbi ata që na kanë detyruar. Jemi duke u sjellë në mënyrë paqësore, me pankarta, e logo ‘Dinjitet për pensionistët’, dhe lus Zotin e qeveritarët të mos na detyrojnë të sillemi në mënyrë radikale. Të gjithë kanë bërë shpenzime për të ardhur këtu në këtë moshë kaq të shtyrë, e po duhet të qëndrojnë në diell. Uroj deputetët të vetëdijesohen e të kenë respekt për moshën e tretë”, ka thënë Gashi.

E organizatori i inicativiës “Dinjitet për pensionistët”, Xhevdet Pozhari, ka treguar se si në këtë protestë i ishin bashkuar edhe një grup i pensionistëve suedezë fillimisht dhe ishin befasuar me të dëgjuar se për çfarë po protestohet dhe se sa janë pensionet.

“Sot qenka dita e demokracisë dhe për ironi, nuk na lejuan të futen brenda. Po synojmë demokracinë dhe jemi larg shumë. Pak më parë kaluan turistë të pensionuar suedezë dhe iu bashkuan aksonit. Kur e kuptuan pse kemi dalë u stepën. Thanë sa paguhen, u treguam 100 euro, ishte shokuese. E dëshmirë më mirë se sa jemi në Evropë”, ka thënë Pozhari. “Me këtë fushatë kemi dal për dy kërkesa shumë të vogla e simbolike. Por, në një formë hapin arkën e problemeve të shumta që e kanë pensionistët. E para të mos paraqiten çdo gjashtë muaj për të dëshmuar se janë gjallë. Veçanërisht kur kemi tash sistem të avancuar administrativ dhe nuk ka justifikim pse të ndodhë kjo. Të subvencionohet kategoria e pensionistëve në këtë kohë të inflacionit, deri në miratim të ligjit të ri. Tash na erdhi informata se ka reflektim dhe po kërkojnë që përfaqësuesit e pensionistëve të jenë brenda në sallën e Kuvendit gjatë seancës”.

Pozhari ka thënë se iniciativa e tij ka marrë përkrahje të shumtë, përfshirë edhe vet nga ministrat që nuk janë pjesë e partisë në pushtet.

“Shumë na kanë përkrahur, e para Flaka Surroi. Më pas kanë shprehur solidaritetin, kryesisht profilet e gazetarisë, që ndërlidhen me profilin tim. Po ashtu edhe ata të fushës së artit, deputetë, por edhe ministra të kësaj qeverie, por të partive të tjera. Ata të paktën kanë shprehur vullnet të mirë, për t’u solidarizuar me pensionistët”, ka thënë Pozhari.

 

09:23

Pensionistët protestojnë, i presin deputetët me pankarta dhe lule

Dhjetëra pensionistë kanë protestuar të enjten para Kuvendit të Kosovës me moton, “Dinjitet për pensionistët”.

Disa prej tyre kanë mbajtur pankarta në duar, e disa të tjerë lule, për t’ua dhuruar deputetëve, me ç ‘rast po kërkojnë ndryshimin e ligjit që i detyron të paraqiten çdo gjashtë muaj për pensione.