Arbëri

Kuvendi përfundon pushimet, debaton për grevën

Me debatin për grevën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Kuvendi të enjten do të nisë sesionin vjeshtor, duke i dhënë fund pushimit prej më shumë se një muaj.

Seanca është paraparë të nisë në orën 10:00.

Në rend dite janë shqyrtimi i disa projektligjeve, ndërsa në fillim do të ketë edhe pyetje parlamentare. Debati për grevën është pika e tetë e rendit të ditës.