Arbëri

104 raste të reja me COVID-19 të mërkurën në Shqipëri

Shqipëria ka shënuar 104 raste të reja me COVID-19 të mërkurën.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 786 mostra të marra për testim, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

Me 176 pacientët e shëruar brenda 24-orëve të fundit, numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 325.393.

Me këtë rast është ulur edhe numri i rasteve aktive me koronavirus.

Aktualisht 1.170 persona vazhdojnë të jenë të infektuar. Prej tyre, 11 janë duke u trajtuar në spitalin COVID-3 në Tiranë.