Një 82-vjeçare nga fshati Nartë, bashkia e Vlorës, po ndiqet penalisht, pasi koteci I pulave që po ndërtonte në oborrin e saj, ishte pa leje, shkruan të mërkurën “EuronewsAlbania”.
Për këtë, 82-vjeçarja është në gjyq dhe rrezikon burgimin.
Geron Gunbardhi, avokati i 82-vjeçares tha për emisionin “Sot” në EuronewsAlbania se “odiseja ndaj të moshuarës nisi pas denoncimit të fqinjit të saj për ndërtim pa leje”.
Ai tregoi se e moshuara u mor me dhunë dhe u fut në një furgon policie dhe u çua në prokurori. /Euronews