Arbëri

138 raste të reja me COVID-19 të martën në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 138 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë rast me fatalitet.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë testuar 950 mostra, ndërsa më së tepërmi raste pozitive janë regjistruar në Tiranë, 54 sosh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 253 qytetarë, aktualisht janë 1242 raste aktive.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar 330.045 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 3586 kanë përfunduar me fatalitet.

Janë shëruar 325.217 qytetarë, ndërsa janë 1242 raste aktive.