Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë për dy raste të ndara.
Në njoftimin e IPK-së të martën, thuhet se në rastin e parë, në komunën e Leposaviqit, një person ishte arrestuar për veprën “dhunë në familje”, por që ka ikur nga qendra e ndalimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bazuar në informacionet e para, i dyshuari pasi ishte dorëzuar nga zyrtarët policorë gjatë procedurës së vendosjes në dhomën e ndalimit, ishte arratisur nga stacioni policor duke ikur në drejtim të panjohur. Në lidhje me rastin ndaj dy zyrtarëve policorë është duke u zhvilluar hetim me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Mundësia e arratisjes së personave të privuar nga liria’ dhe të njëjtit me rekomandim të IPK-së janë suspenduar”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.
IPK-ja njoftoi se zyrtari policor në Graçanicë, dyshohet se i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një të dyshuari, derisa po e shoqëronte me veturë zyrtare.