Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Perëndimi nxiton me Kosovën për t’ia marrë Putinit argumentin nga duart

Foto: Reuters

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se janë dy gjëra që Perëndimi i do në Ballkanin Perëndimor: të mos ketë trazira të reja dhe që presidentit rus, Vladimir Putin t’i merret nga duart një argument, sipas tij i fuqishëm.

Në një prononcim për mediat pas samitit të Procesit të Brdo-Brionit, në Slloveni, Vuçiqi tha të hënën se nxitimi i Perëndimit për Kosovën bëhet për t’ia marrë Putinit argumentin kryesor “nëse keni mundur ju, mundem edhe unë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vuçiq u është referuar angazhimeve të reja nga Franca e Gjermania që kanë caktuar këshilltarët për siguri të ministrive të punëve të jashtme për të ndihmuar emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Do të ketë shumë ardhje e largime të ekspertëve të ndryshëm për dy gjëra: askush nuk dëshiron një konflikt të ri në Ballkan, kjo është një gjë, dhe tjetra, që njerëzit e nënvlerësojnë, por është e vërtetë, ata duan të heqin argumentin e Kosovës prej duarve të Putinit, i cili në bisedimet me fuqitë perëndimore, thoshte: 'Nëse ju mund të bëni një precedent me Kosovën, mund ta bëj edhe unë. Ata duan t'i marrin këtë. Ky është thelbi i pse nxitojnë”, tha Vuçiq, përcjell “B92”.