Arbëri

Prioritetet e deputetëve gjatë sesionit vjeshtor që nis të hënën

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i kthehen punës javën e ardhshme. Pas pushimit mbi një muaj, do të fillojnë sesionin vjeshtor të legjislativit më 12 shtator. Të njëjtit pritet të kenë një agjendë të ngjeshur gjatë këtij viti kalendarik.

Prioritet për kuvendarët pritet të jenë një sërë projektligjesh, duke filluar nga miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm, projektligji për paga dhe zyrtarët publik, paga minimale, byroja për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe vettingu në drejtësi.