Shqipëria ka shënuar 233 raste të reja pozitive me COVID-19 brenda 24-orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka njoftuar se rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 1.245 testime të kryera, ndërsa bëhet e ditur se nuk është shënuar asnjë viktimë.
366 persona janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 324.058.
Me këtë rast është shënuar rënie te rastet aktive.
Aktualisht 1.728 persona vazhdojnë të jenë të infektuar. 18 prej tyre po trajtohen në spitalin COVID-19 në Tiranë.