Arbëri

Në Serbi komentojnë vizitën e Kurtit në veri: U fut tinëz, s’ka çka kërkon aty

Foto: ZKM
 

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës”, një ditë pasi ai dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bënë homazhe në vendin e rënies në detyrë të pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, në rrugën që lidh Mitrovicën me Zubin-Potokun.

Ai ka krahasuar vizitën e Kurtit me atë të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, ditë më parë.