Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e prekjes me COVID-19.
Edhe 62 raste të reja pozitive me koronavirus janë regjistruar gjatë kësaj periudhe, nga gjithsej 294 mostra të marra për testim.
Edhe 415 persona të infektuar janë shëruar gjatë kësaj kohe, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 323.692.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka shënuar rënie të dukshme. Edhe 1.861 persona vazhdojnë të jenë të infektuar.
Sipas njoftimit të MSH-së së Shqipërisë, 16 persona të prekur janë duke u trajtuar në spitalin COVID-3 të Tiranës.