Arbëri

Sveçla: Informacionet e para janë që 11-vjeçarja është dhunuar për më shumë se një vit

Foto: Alban Bujari \ KOHA
 

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar të hënën, se informacionet e para tregojnë që 11-vjeçarja e dhunuar përgjatë muajve qershor dhe gusht të këtij viti, është dhunuar shumë më gjatë - për më shumë se një vit.

Sveçla ka thënë në konferencën e mbajtur të hënën, se ka kërkuar nga kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës që të gjithë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast, të thirren në cilësinë e dëshmitarëve për të kuptuar mbi atë se çfarë ka ndodhur.